Sot në studion e Faxnews ka qenë e ftuar deputetja e Levizjes Socialiste për Integrim Erisa Xhixho, për të folur në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Xhixho tha se ky proces është zgjatur për shkak të 15 kushteve të “famshme” ndërsa shtoi se Shqipëria ka shumë për të bërë në rrugën europiane.

Ndër të tjera Xhixho shtoi se raportet për Shqipërinë, e kryesisht ai i DASH, tregojnë gjendjen se ku ndodhet vendi ynë, duke u ndalur te korrupsioni apo pandëshkueshmëria.

Pjesë nga intervista:

Xhixho: Së pari mendoj që procesi i integrimit sa vjen dhe është zgjatur për shkak të shumë kushteve që u vendosën, 15 kushtet e famshme.

Edhe LSI dhe opozita kanë dashur që negociatat të hapen sa më shpejt.

Mendoj që cdo vonesë e këtij procesi është jo në të mirë të vendit dhe lidhja e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut, kjo veto për të ecur në hapjen e negociatave nuk është një lajm i mirë.

Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë në rrugën europiane. Edhe kushtet që u shtuan, në 2016 kemi pasur 5 e shkuan 15, padyshim që ky proces tek i cili është më mirë të hapen dje se sa nesër negociatat.

Mendoj që raportet e tjera, ai i Dash që nënvizon të gjithë situatën në Shqipëri, është një reflektim se ku ndodhet sot Shqipëria, korrupsioni, pandëshkueshmëria, përdorimi i të dhënave personale, që u përdorën nga partia në pushtet në zgjedhjet e 25 prillit. Të mos flasim për sistemin e drejtësisë, jo funksional.

Mendoj që raporterja për PE ka dhënë një deklaratë të fortë për Ballkanin e Hapur. Penalizimin që ka ardhur për Shqipërinë do të duhet të shihet dhe të analizohet, por edhe Shqipëria ka penalizuar edhe para disa vitesh Maqedoninë. Mendoj që sot, sidomos në momentin që jemi, me ndikim rus në Ballkan, mospasja e sanksioneve të Serbisë ndaj Rusisë, avancimi i procesit të integrimit për vendet e Ballkanit është jetik, për kombin shqiptar.

Ballkani i Hapur është iniciative që nuk ka transparencë, sdimë se cfarë përfitimesh i vinë Shqipërisë nga kjo nismë.

(S.H/ faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re