Analisti nga Maqedonia e Veriut Albert Musliu ka folur ditën e sotme, i ftuar në edicionin qëndror të lajmeve në ‘Vizion Plus’, në lidhje me zhvillimet politike pas heqjes së vetos bullgare.

Musliu tha se insistimi i Bullgarisë ka qëndruar në ndryshimet kushtetuese dhe përfshirjen e tyre në Kushtetutë.

 

“Maqedonia është akoma në ‘after shock’ pas asaj që ndodhi dje dhe veprimi i Bullgraisë nuk është debatuar aq shumë sa është komentuar qëndrimi i lidershipit tonë lidhur me kushtëzimet nga pala bullgare. Objektivisht të dy palët janë afruar, unë I dëgjova të katër pikat plotësuesse të parlamentit bullgar, ato nuk janë kufizuese për një çështje që është kontestuese për Maqedoninë. Ajo është kur do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare dhe kur do të fillojnë bisedat.

Por parlamenti bullgar thot që bullgarët të bëhen pjesë e Kushtetusës që në Maqedoni nuk ka pas ndodnjë rezistencë të madhë edhe pse nuk ka pas ndodnjë kundërshtim të madh përveç opozitës e cilia kërkonte përfshirje reciproke në Kushtetutë. Insistimi bullgar para takimit të djeshqëm ka qenë që Maqedonia të bëjë ndyshiume në Kushtetutë brenda 6 muajsh me qëllim që bullgarët të bëhen pjesë që për palën tonë ka qenë e papranueshme për shkak se kërkon shumicën e 2/3. Parlamenti bullgar insiston që në protokollin e shkruar të vendoset një pasues që thotë që lejimi I Maqedoniusë në BE nuk do të thotë pranimi I gjuhës maqedonase.”

 

 

Musliu theksoi se sidoqoftë ndryshimi në Kushtetutë është një proces i cili edhe me dëshirën më të madhe për tu realizuar kërkon të paktën 6 muaj pasi kërkon një shumicë votash në Parlament.

 

 

“Nuk është edhe aq kontestuese për opinionin madje as për opozitës por është një proces që zgjat në kohë.”

 

 

Për sa i përket ndrikimit të frymës ruse në Shqipëri e Maqedoni të Veriut poër shkak të mosmbajtjes së premtimeve nga BE, Musliu tha se janë vetë popujt që nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.

 

 

“Nuk mendoj se do ta lejojë popullata të ndodhë një gjë e tillë si në Shqëipqri edhe Maqedoni. Maqedonia ka problem me Bullgarinë jo me Unionin Europian. Nga reaksioni i liderëve kryesore mund të konstatoj se votimi në parlamentin bullgar I jep hapsirë presidencës franceze që të mund të tejkalojnë dy pika të foirta ku ka ngel çështja.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re