Shtetet e Bashkuara të premten vendosën veton ndaj rezolutës më të fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në luftën midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas në Gaza, sipas Reuters, duke shtuar se kështu u vetëizolua Uashingtoni pasi po mbron aleatin e tij.

Raportohet se 13 vende ishin pro rezolutës së shkurtër të propozuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku SHBA ishin kundër, ndërsa Britania e Madhe abstenoi.

Votimi pasoi një lëvizje të rrallë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres të mërkurën për të paralajmëruar zyrtarisht Këshillin prej 15 anëtarësh për kërcënimin global të paraqitur nga lufta dy-mujore në Gaza.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e kundërshtojnë armëpushimin sepse besojnë se nga kjo do të përfitonte vetëm nga Hamasi. Uashingtoni në vend të kësaj mbështet një pauzë në luftimet për të mbrojtur civilët dhe për të lejuar lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi.

Një makth humanitar

Pauza shtatë-ditore, në të cilën Hamasi liroi disa pengje dhe shtoi ndihmën humanitare për Gazën, përfundoi më 1 dhjetor.

Pas disa përpjekjeve të dështuara për të ndërmarrë veprime, Këshilli i Sigurimit muajin e kaluar bëri thirrje për një pauzë në luftimet për të lejuar ndihmat për të arritur në Gaza, në atë që Guterres e përshkroi të premten si një “makth humanitar”.

Gjithsesi, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken u detyruaa të pranojë të enjten se kishte një “hendek” midis synimit të Izraelit për të mbrojtur civilët dhe asaj që po ndodh në terren. Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se më shumë se 17,480 njerëz janë vrarë deri më tani, që nga 7 tetori, afro 70 përqind gra e fëmijë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re