Panorama.al ka siguruar pamjet nga vendi ku u ekzekutua me armë zjarri 29-vjeçari Ermir Dedja, i cili u qëlluar me automatik në lagjen nr.18 të qytetit të Durrësit pak pas mesnatës së të hënës (20 Maj).

Siç shihet nga pamjet, vetrata e xhamit të një qendre shëndetësore në vendngjarje është bërë copash nga plumbat.

Raportohet se 29-vjeçari sapo kishte zbritur nga automjeti i tij tip BMW dhe ndodhej në trotuar kur u qëllua për vdekje.

I riu me precedentë penalë është dërguar në spitalin rajonal që Durrësit, që ndodhet afër vendit të ngjarjes, por ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Të shtënat me armë zjarri kanë alarmuar banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar uniformat blu.

Ermir Dedja raportohet se ishte banor i lagjes ku ndodhi edhe krimi, ndërsa ishte i skeduar nga policia.

Mësohet se Ermir Dedja ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga si bashkëpunëtor.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve, ndërkohë është ngritur një grup hetimor për të zbardhur ngjarjen.

“Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko