“VETTING”

“Ergi Shpk” nuk është një kompani e panjohur për opinionin publik, pronari Nuri Ballën në vitin 2017 ka qenë nën hetim prej Prokurorisë së Elbasanit. Në atë kohë akuza nisi të ashtuquajturin megaoperacion hetimor për burimin e pasurisë së 67 personave, midis të cilëve gjendeshin edhe të afërm të ish- kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Lista voluminoze përmbante edhe emra të biznesmenëve të ndryshëm dhe të njohur si të fuqishëm në Elbasan, ku ndër ta ishte edhe Nuri Balla.

Firma e Nuri Ballës është e njohur për tenderët që zhvillohen nga kryebashkiakët e Juglindjes. Kujtojmë se, më 19 qershor 2023, shoqëria “ECO-ELB” e bashkisë Elbasan, që ka në administrim landfillin dhe inceneratorin “Albtek Enery”, i ka dhënë firmës “ERGI Sh.p.k”, të drejtën e modifikimit, testimit dhe ndezjes së inceneratorit të Elbasanit.

Eksperti i ekonomisë Pano Soko shprehet: Nuk ka një institucion që mendon si ti japi zgjidhje  mbetjeve këta janë fshehur tek inceneratori përpiqen të marrin ndonjë lekë të fitojnë ndonjë lekë se e kanë pasur të shtruar rrugën.

Ndërsa sipas dosjeve në e Prokurorinë Elbasan dhe në SPAK, e gjithë familja “Balla” janë nën hetim për evazion fiskal. Edhe njëherë tjetër shohim se si paratë e taksapaguesve përfundojnë në duart e personave të .

Tenderi “pa garë”

Për të kryer funksionet e saj, “Eco-Elb” ka lidhur një kontratë shërbimi me subjektin privat “Ergi” shpk. Kjo e fundit ka për detyrë që të kryejë menaxhimin e mbetjeve në landfill dhe ndarjen e tyre sipas llojit.

“E para nuk behet seleksionimi tamam tamam në fushën e mbetjeve  po të shkosh ta shikosh, e cila është e bllokuar në këto kushte atë kanë detyrim ligjor për ndarjen dhe seleksionimin e këtyre mbetjeve dhe të shfrytëzohen këto mbetje ndërsa pjesa tjetër do digjej në incenerator nuk është arrirë”, thekson eksperti Beqir Kilo.

Ekzistojnë dyshime se shoqëria “Ergi” nuk e ka kryer shërbimin e kontraktuar. Prokurorët e kanë ngritur këtë dyshim, bazuar në këqyrjen e situatës në terren dhe, sidomos, analizave mbi rastet e zjarreve.

Bianka Çopaj, anëtare këshillit bashkiak hedh dritë mbi zjarrvënien: Ka pas zjarrvënie por ne te vërtet zjarri është vendosur për të ulur nivelin  e  mbetjeve në incenerator.

Në fund të Marsit 2023, shoqëria publike “Eco-Elb” shpalli tenderin, me objekt “Shërbim-Menaxhim mbetjesh urbane, në landfill, Inceneratori i Qarkut Elbasan (me makineri të rënda)”. Fondi limit për këtë procedurë ishte 39.045.600 lekë të reja.

Në dokumentet zyrtare, jepet edhe argumentimi për zhvillimin e këtij tenderi. “Shoqëria Eco-Elb sh.a., e cila kryen menaxhimin e Inceneratorit dhe Landfillit të Elbasanit, duke qenë një shoqëri e re, nuk i zotëron këto mjete të nevojshme për operimin e inceneratorit dhe landfillit, prandaj është e nevojshme që ky shërbim të mbulohet me anë të një kontrate shërbimi nga të tretë”, thuhet në dokumentet e miratuar nga administratori Leli Kaja.

Në tender rezulton se ka marrë pjesë vetëm shoqëria “Ergi” shpk dhe ka fituar kontratën me ofertën 39.030.300 ose 0.999 përqind e fondit limit (vetëm 15 mijë lekë më pak se fondi limit).

Kompania “Ergi” shpk është krijuar në vitin 2000. Ajo zotërohet nga Nuri Balla dhe është me seli në Elbasan.

Hetime për landfillin Elbasan

Pak ditë më parë, për hetimet që po zhvillohen nga Prokuroria e Elbasanit për veprimtarinë e kompanisë publike “Eco-Elb” në landfillin e qytetit.

Hetimet e nisura prej mëse një viti nga Prokuroria e Elbasanit për “shpërdorim detyre” dhe “menaxhim mbetjesh” duket se kanë arritur në emra konkretë. Landfilli dhe inceneratori (jo-funsional) i Elbasanit menaxhohen prej vitit 2021 nga kompania publike “Eco-Elb”, e administratuar nga Leli Kaja.

Ndërkohë, fusha e mbetjeve është e ezauruar dhe zjarret e përfshijnë herë pas here, duke lëshuar tym toksik në të gjithë qytetin e Elbasanit.

Pano Soko sqaron se: “natyrisht do duhet patjetër të gjendej një zgjidhje këtyre mbetjeve”.

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimin një vit më parë, bazuar në referimet e përcjella nga Drejtoria vendore e Policisë, pas identifikimit të shtimit të rasteve të djegies së pakontrolluar të mbeturinave.

Grupi hetimor ka dyshime se zjarret mund të jenë të qëllimshme, për të ulur sasinë gjigande të mbetjeve që janë grumbulluar tashmë në landfill.

Nga ana tjetër, hetuesit duket se kanë ngritur dyshime edhe mbi fiktivitetin e një kontrate të nënshkruar mes “Eco-Elb” dhe një kompanie private, e cila duhet të kryejnë ndarjen e mbeturinave sipas llojit.

Nga vëzhgimet e Policisë Gjyqësore ka rezultuar se kompania private nuk e ka kryer shërbimin e kontraktuar.

Tenderi tjetër

Tenderi i rihapur për herë të tretë në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik në datë 9 shkurt 2024 dhe me parashikimin për tu mbyllur në datë 20 shkurt ka përfunduar sërish në Komisionin e Prokurimit Publik në datë 13 mars.

Sipas të dhënave të bëra publike në faqen e KPP duket se kundërshtimi lidhet me vlerësimin që është bërë nga ana e komisionit të vlerësimit të ofertave për procedurën që ka një fond limit prej 3 milionë lekë.

Më herët KPP rrëzoi procedurën e hapur nga ECO Elb nën argumentin se dokumentet e tenderit ishin në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi për prokurimin publik.

“Komisioni i Prokurimit Publik thekson, se kriteret e veçanta për kualifikim, specifikimet teknike nga autoriteti kontraktor duhet të përcaktohen të qarta, të sakta dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, me qëllim që të kryhet një vlerësim i drejtë dhe jodiskriminues, duke mos penguar pjesëmarrjen në një procedurë prokurimi, si dhe t’i japin mundësi ofertuesve të përcaktojnë objektin e kontratës “do të nënvizonte Komisioni.

E njëjta procedurë shfaqi probleme edhe në fazën e parë kur Eco Elb njoftoi dy procedura në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik të cilat pasi kaluan disa hallka dhe u ankimuan në KPP ku ky i fundit i riktheu për rishpallje duke argumentuar se ECO Elb nuk kishte respektuar detyrimet që lidheshin me respektimin e hallkave të ankimimit.

Juristja Hysaj sqaron se: Padiskutim që nëse është paguar dhe nuk ka kryer shërbimin duhet të kryejnë ndërprerjen e kësaj kontrate.

Bianka Çopaj u shpreh se: Kemi të bëjmë me shpërdorim detyre të ardhura që shkojnë për një shoqëri që nuk funksionon për një katastrofë  mjedisore të tmerrshme.

Bashkia Përrenjas

Inceneratorët që dolën si nyje e korrupsionit vazhdojnë të jenë burim tenderash për kryebashkiakët, pavarësisht se nuk janë në funksion. Në këtë situatë kryebashkiaku i Prrenjasit, Nuri Belba, vazhdon të bëjë shpenzime me pretendimin që po pastron qytetin dhe plehrat i dërgon në inceneratorin e Elbasanit.

Fillimisht sqarojmë se përmes këtij tenderi Belba po merr para shtesë për qytetarët pavarësisht milionave që paguhen për pastrimin, mbledhjen dhe depozitimin e plehrave të qytetit. Dërgimi i plehrave në incenerator ka dalë si shpenzim shtesë pas urdhrit të qeverisë që të gjitha bashkitë e qarkut t’i çojnë mbetjet në Elbasan.

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt ‘Transporti i mbetjeve urbane për në Incenerator (Elbasan)’.Dhe kjo kontratë që mbulon vetëm 6 muaj u kushton qytetarëve të Prrenjasit 46 milionë lekë.

Prokurimi është shpallur me 12 qershor 2024 dhe me 24 qershor është mbyllur afati për dorëzimin e ofertave. Është lënë vetëm 12 ditë kohë pasi duket që Belbës i ka mjaftuar oferta që ka dorëzuar kompania REJ” shpk, në pronësi të Luan Kaprit.

Normalisht tenderi duhej anuluar për mungesë konkurrence, por Belba vendosi t’ia falë kontratën Kaprit dhe më datë 8 korrik 2024 është publikuar dokumenti në sistem dhe Agjencia e Prokurimeve Publike ka vazhduar me regjistrimin normal të saj. Ndërkohë Open Data Albania i ka vendosur tenderin ‘Flamurin e Kuq’, që është shenja e riskut të korrupsionit.

LEXO EDHE: 

Historia e abuzimit me koncesionin për inceneratorin e Elbasanit! Vetting: “Albtek Energy” dhe “Integreted Energy Services”, zero eksperiencë në trajtimin e mbetjeve, i mungonte edhe kapitali

Vetting: “Ergi Shpk”, firma e lidhur me inceneratorin e Elbasanit mori tender pa garë! Pronari Nuri Balla nën hetim! Kompania nuk ka kryer shërbimin e kontraktuar

Skandali i inceneratorit të Elbasanit që djeg vetëm paratë e taksapaguesve! Denoncimi, Çopja: Tenderat janë me një garues! Duan t’i japin dhe 2 miliardë lekë për një landfill të ri!

Inceneratori i Elbasanit që nuk punon, ‘dogji’ 26 milionë euro! Banorët rrëfejnë tmerrin për ‘Vetting’: Po na merret fryma! Plehrat behën male! Inxhinieri: S’plotëson parametrat

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko