Emisioni investigativ, “Vetting” në News24 ka zbardhur disa fakte të panjohura për publikun për licencat e firmosura nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjikes, Belinda Balluku, të cilat sipas raporti të KLSH, por edhe ekspertëve janë dhënë me shkelje procedurale, por edhe në konflikt të dyshuar interesi. Vetting hedh dritë mbi kompanitë që kanë përfituar nga firmat e Ballukut, lidhja e tyre me ministren, si dhe shkeljet që janë zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

EMISIONI VETTING

Por sa efikase janë këto parqe?

Shumica e parqeve fotovoltaikë të cilët shfrytëzojnë energjinë diellore për prodhimin e energjisë elektrike, për shkak të pozitës gjeografike të favorshme janë në Bashkinë Fier, ndërsa dy janë në Kolonjë e Devoll të qarkut të Korçës.

Bashkia Fier i ka të përqëndruara 21 impiantet gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike në fshatin Povelçë dhe Topojë.

Por për ekspertin ka edhe një problem tjetër madhor në çështjen e energjisë për shkak të amortizimit të linjave të transmetimit. Sipas Ing. Azmer Dulevic: “linjat e transmetimit janë që në kohën e komunizmit dhe nuk kanë kapacitet për të përballuar energjinë që vjen nga parqet fotovoltaike”.

Këtë shqetësim nuk e shpreh vetëm Azmer Duleviç, por edhe inxhinieri gjerman, Filip Koronovski i cili është njëherësh edhe bashkëthemeluesi i grupit të kompanive VOGA SOLAR. Sipas Ing. Philipp Koronovvskit linjat e transmetimit: “Janë të vjetra sidomos në periferi, por nëse e miraton KESH këtë punë, ata e dinë”.

Inxhinieri i VEGA SOLAR shkon edhe më tej në alarmin për këtë fushë kur thotë se për realizimin e një parku të tillë, klienti i tij, i cili synon të pajiset me panele diellore, duhet të plotësojë disa kritere. “ Klienti duhet të ketë paratë dhe tokën si dhe lejen, më pas n nisim punën”-shprehet Ing. Philipp Koronovvski

Por Çfarë fshehin ankandet me koncesionin e Parqeve Fotovoltaike?

Konkretisht, dy shtetas portugez, të paidentifikuar e të pa përfaqësuar me nënshkrim me asnjë dokument zyrtar, kanë themeluar një nga kompanitë më të mëdha në këtë fushë.

Joao Manuel Da Silva Boavida Malcata dhe Gustavo Manuel Ferreira Fernandes kanë mandatuar 3 persona në Shqipëri për të plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, transaksion apo aplikim në zyrat e shtetit shqiptar pa kryer një akt noterial, siç parashikon ligji.

Portugezët, identiteti i të cilëve është ende i paqartë, janë aksionerë dhe administratorë në kompanitë Spitalla Solar, Karavasta Solar dhe Voltalia.

Parku fotovoltaik i Karavastasë i cili është cilësuar si më i madhi në vend, është fituar nga kompania Voltalia S.a., por ajo nuk do të ndalej këtu pasi më  25 mars 2021, “Voltalia” do arrinte të fitonte një tjetër projekt në Spitallë të Durrësit me ofertën vetëm 29 Euro/MVV në garë me kompaninë kineze “Universal Energy Co. Ltd”. Kjo marrëveshje është firmosur nga zv. kryeministrja aktuale Belinda Balluku.

Por projektet fotovoltaike ngrenë edhe më shumë pikëpyetje për natyrën e investimit të tyre, kur bëhet fjalë për dhënien e pronave shtetërore dhe private të marra nga pronarët për 25 apo 30 vite, pra me kushtet e një koncesioni.

Sikur të mos mjaftonte kaq, VOLTALIA , e cila u inspektua për punimet e saj në terren nga qeveria me më 20 janar të vitit 2020, në regjistrin e saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton për herë të parë 8 muaj më vonë, me 20. 08. 2020.

Pra, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duket se, pa pasur asnjë dosje të përgatitur nga një kompani private, i hapi asaj rrugën për të funksionuar në pronat e shqiptarëve.

Për këtë çështje është depozituar një kallëzim penal në SPAK edhe nga avokati Kujtim Cakrani, i cili e ka investiguar këtë problematikë edhe në mënyrë private.

100 milionë eurot për t’u investuar me kritere të plotësuara i kishin vetëm 5 nga 30 kompani ndërkombëtare, por çuditërisht fituese do të shpallej pikërisht kjo kompani, pa identitet dhe e paverifikueshme nën emrin e një kompanie franceze, sepse ka kompani fundore të paverifikueshme në Hollandë.

Gati 200 hektarë tokë mes Fierit dhe Vlorës do të jetë torta e madhe me qershinë, mbi të e cila do të pasurojë Shqipërinë me energji elektrike përmes paneleve diellore për plot 30 vite.

Ndonëse ministria e linjës apo drejtuesja e saj, Belinda Balluku, nuk e pranojnë publikisht se bëhet fjalë për një koncesion.

Këtë fakt e konfirmon vetë, sipërmarrësja VOLTALIA, në faqen e saj zyrtare, në një deklaratë për shtyp nga Voltalia “Ky projekt 100 MVV i quajtur Spitalla, u fitua pas një tenderi të shpallur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nëntorin e kaluar (nëntor 2020). Voltalias i është dhënë një kontratë koncesioni 30-vjeçare në një sipërfaqe prej 121 hektarësh në qarkun e Durrësit, në bregdetin e Adriatikut, rreth 30 kilometra nga Tirana, kryeqyteti i vendit. Projekti do të përfitojë nga potenciali shumë  i madh i rrezatimit diellor të rajonit”.

Ky terr informues apo shmangie e transparencës publike nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, evidentohet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Sipas KLSH: “Midis MIE dhe V. është lidhur Marrëveshja për zhvillimin e projektit lidhur me projektimin, financimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e impiantit fotovoltaik me vendndodhje në Spitallë, Durrës, Shqipëri, nr. 4210/2 prot., datë 31.05.2021. Pyetur mbi ecurinë e ndërtimit të projektit, Sektori i Programeve të Zhvillimit për Burimet e Rinovueshme dhe Eficiencën Energjetike shprehet se nuk ka informacion.”

LEXO EDHE: Zbulimi i “Vetting” / Konflikti i interesit? Kompanitë pa eksperiencë të familjarëve të zyrtarëve, ‘qerasen’ nga ministrja Balluku me licencat e fotovoltaikëve!

Si e ndau Belinda Balluku ‘tortën’ e kontratave të “Fotovoltaikëve”! Në skenë del edhe Spartak Kovaçi i Ujësjellësit. Kush fshihet licencave të firmosura me shkelje nga ministrja

Vetting/ Investime 100 milionë euroshe? Belinda Balluku përzgjodhi kompaninë me pronarë “anonimë” dhe me financa të dyshimta! Ekspertët ngrenë alarmin
Vetting/ KLSH zbulon shkeljet ligjore të Ballukut, kush janë firmat që morën ‘’llokmën e madhe”, por që u themeluan me 1 mijë euro kapital!
Abuzimet me lejet e parqeve eolike/ KLSH nxjerr shkeljet: Lejet u dhanë në Zonat e Mbrojtura! Cila është firma që del edhe tek Rrugët edhe Parku Arkeologjik i Amantias 
“Zhduken” dokumentet/ Auditi i KLSH ngre pikëpyetje për procedurat e Parqeve Fotovoltaike dhe Eolike! Balluku merret nën hetim nga SPAK

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re