EMISIONI VETTING

Konflikt interesi në ARRSh dhe dëm ekonomik në KESH

Ergys Verdho u emërua si drejtor i KESH në qershor të vitit 2021. Gjatë kohës që ishte në krye të Korporatës Energjetike Shqiptare, vendi u përball me situatën e jashtëzakonshme energjetike si pasojë e krizës që imponoi lufta në Ukrainë.

Situata me shitjen dhe blerjen e energjisë elektrike në vend, duket se ishte kufijtë e një skandali. KESH zhvilloi një tender për shitjen e rreth 11800 megavat/orë energji për datat 1 dhe 2 prill, duke arkëtuar në total 1.7 milionë euro. Por, vetëm pesë ditë më pas, KESH bleu të njëjtën sasi energjie që nevojitet për të furnizuar qytetarët në datën 2 prill, duke paguar plot 3.2 milionë euro.

Nga dy transaksionet e fundit, Shqipëria ka humbur plot 1.5 milionë euro

Sipas ekspertit i energjetikes, Azmer Duleviç “Fierza vajti deri në tharje, u prodhua kur çmimi në bursë i energjisë elektrike ishte më i ulët dhe të gjitha projeksionet po tregonin se çmimet do rriteshin dhe ashtu ndodhi. Ndërkohë që KESH shiti me çmim të ulët dhe u detyrua më pas derisa e uli rezervën hidrike deri në atë pikë sa Fierza është fikur dhe u detyrua të blinte me 300 euro -350 euro 1 Mega vat. Pikërisht për këtë sot duhet të mbanin përgjegjësi personat që e kanë kryer këtë manovër.”

Shqipëria po përballej me një nga situatat më të vështira të rezervës hidrike për shkak të keq menaxhimit, që i është bërë tre hidrocentraleve në lumin Drin.

Në kushtet kur niveli i ujit në liqenin e Fierzës ishte rreth 261 metra mbi nivelin e detit, ose vetëm 20 metra larg pikës kritike, KESH nuk ruan rezervën hidrike për ditët në vijim, por zgjodhi ta shiste atë dhe më pas të blinte me çmime më të lartë se sasisë që shiti.

Në datën 31 mars, KESH hap një tender për shitjen e më shumë se 11 mijë megavat/orë energji elektrike për datat 1 dhe 2 prill. Sipas dokumenteve të publikuara në faqen zyrtare të KESH, në total është shitur rreth 11.800 megavat/orë energji elektrike, me çmim mesatar 150 euro për megavat/orë. Në total, nga shitja e energjisë elektrike KESH ka arkëtuar rreth 1.7 milionë euro.

Por ku qëndron skandali?

Në datën 25 mars 2021, KESH hapi tender për blerjen e 11 mijë megavat/orë energji elektrike, për të furnizuar vendin në datën 2 prill.

Energjia e blerë nga KESH në datën 25 mars është kuotuar me çmimin mesatar rreth 290 euro për megavat orë, ndërsa në total KESH ka paguar rreth 3.2 milionë euro për të furnizuar vendin me energji elektrike në datën 2 prill.

Vetëm nga dy transaksionet e datës 31 mars, KESH ka humbur rreth 1.5 milionë euro, nëse i referohemi blerjes së energjisë në datën 25 mars, ku KESH për të njëjtën sasi energjie që shiti një ditë më parë, shpenzoi 3.2 milionë euro.

Në një kohë kur gjithë kabineti qeveritar, ankohen për mungesën e rezervës hidrike në vend. Ku edhe vet ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku jepte leksione se si duheshin të kurseheshin energjia.

Ministrja Balluku teksa u jepte këshilla nxënësve të një shkolle do shprehej: “të kursejmë energjinë elektrike nuk duhet të lëmë karikuesit e celularëve në prizë, të mos e mbajmë gjatë derën e frigoriferit hapur apo të menaxhojmë ndryshe gradacionin e kondicionerit. A e dini ju që kur e heqim telefonin nga karikimi, karikuesi që mbetet në prizë konsumon energji? Deri më sot nuk e kemi vrarë ndonjëherë mendjen se kemi thënë çfarë do ndodhë me 1 karikues? Po me 1 milionë karikues të gjithë në prizë në të njëjtën kohë?

E dini ju që kur hapim derën e frigoriferit harxhohet më shumë energji? Se frigoriferi duhet të ruajë 4 gradëshin që është niveli i sipërm. Kur hapet dera e përballet me 25 gradët e temperaturës nis të punojë më shumë. Dera frigoriferit nuk duhet që të qëndrojë e hapur. Kondicioneri duhet të qëndrojë gjatë dimrit jo më shumë se 21 gradë e gjatë verës jo më pak se 27 gradë”, këshillon ministrja.

Keq menaxhimi u evidentua edhe nëpërmjet një raporti të detajuar nga Kontrolli i lart i shtetit për periudhën Janar – Maj; Qershor- Dhjetor 2021 si rezultat i prurjeve të larta në kaskaden e Drinit, KESH ka kryer procedura të shitjes së energjisë elektrike në sasinë 1,125,827 Megavat orë me çmim 48 euro/ megavat orë, duke përfituar të ardhura.

Sipas avokatit Ngjela “Kush i vendos firmat, i vë drejtori që ka para në dorë dhe tendera po mirë këta drejtor kush i ka emëruar me konkurrence? Jo, është shkelur ligji i ka emëruar o drejtori, por zakonisht i ka emëruar ministri”

Në muajin dhjetor në datat 06-14 dhjetor 2021 në kushtet e prurjeve te larta, KESH ka kryer procedura të shitjeve të sasisë 18,180 Megavat orë me çmimin 215 euro/ megavat orë në shumën 3,899,689 euro.

Nga auditimi rezulton se, për vitin 2021, KESH nuk ka arkëtuar 2,288,388.90 euro nga sasia e shitur ne kushtet e prurjeve te larta.

Sipas KLSH: “Shuma prej 2,288,388.90 euro paraqet detyrimin e mbartur nga shoqëria N4T, pasi kjo kompani duhej të arkëtonte 54,198,260 euro KESH-it nga blerja e energjisë elektrike ndërkohë qe ka arkëtuar vetëm 51,909,930.1 euro.”

Departamenti i Operimit të Tregut nuk ka mundur të realizojë me sukses optimizmin e portofolit financiar nëpërmjet shitjeve/blerjeve për vitin 2021. Shitjet dhe blerjet e realizuara në pamje të parë perceptohet që janë realizuar me sukses, pasi çmimi i shitjes është më i lartë se ai i blerjes, por ajo që ka ndikuar në mos realizimin e procesit të optimizmit është se sasitë e blera nga KESH kanë qenë më të larta se ato të shitjes dhe për pasojë kanë ndikuar që efekti financiar i të ardhurave të rezultojë me humbje në shumën 5,840,019 euro për vitin 2021.

Pra bilancet e dala me të kuqe nuk e rezultojnë dhe aq të suksesshëm për drejtorin e KESH.

Shpërdorimi i parave publike evidentohet edhe në raportin e vitit 2022. “KESH SHA ka shkëmbyer energji elektrike me Kompaninë “N” SHPK. Bazuar në të dhënat në dispozicion,  Ergys Verdho për vitin 2022, ka blerë energji elektrike në sasinë 1,460,437 megavat orë, me çmim mesatar nga 209.6 Euro/megavat orë deri në 482.2 Euro/megavat orë.

“Diferenca në sasinë 17440 Megavat orë, duhet të merrej gjatë kësaj periudhe ku çmimi në bursë rezulton i lartë. Referuar bursës HUPX për vitin 2022, për të njëjtin profil, çmimi mesatar i tregtimit të energjisë elektrike ishte 271.6 Euro/ megavat orë.

Referuar çmimit mesatar të blerjes së energjisë elektrike dhe çmimit të bursës për vitin 2022 (për profile të ngjashme), si pasojë e mos marrjes së energjisë elektrike të rezervuar pranë Kompanisë “N” SHPK për këtë vit, KESH sh.a rezulton me humbje me vlerë 2,774,536 Euro.  271.6 Megavat orë – 115.2 Megavat orë x 17740 Megavat orë, vlerë e cila konsiderohet efekt financiar” thuhet në raport.

LEXO EDHE: Vetting/ Pas Berberit, një tjetër titullar i Belinda Ballukut me kompani që fiton tendera publikë! Edhe drejtor i ARRSH edhe ‘konstruktor” privat! Pasi fitoi milionat, Ergys Verdho i shiti aksionet për 50 euro

Ergys Verdho ‘humb kujtesën’ për tenderat, shtyn gazetaren e Vetting! Kush është kompania e lidhur me ish-kreun e ARRSH që fitoi miliona nga Buxheti i Shtetit!

Me dy shtëpi dhe një dyqan të dhuruar, por jeton me qira?/ Zbardhet pasuria e drejtorit të Belinda Ballukut! Kontrata e dyshimtë që tregon për prona e fshehura

Vetting/ Tendrat me shkelje te KESH-it me në krye Ergys Verdhon! Autoriteti i Prokurimeve Publike i ‘tërhoqi veshin’! Ankesat e kompanive për manipulim gare

Keqmenaxhim apo vjedhje e 130 milionë eurove? Vetting zbardh ‘gropën’ tek Energjetika e Ballukut! Dyshimet si devijohen fondet për t’u shpallur si humbje ne rrjet

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re