Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha njoftoi se ka dorëzuar në Parlament, projektligjin për vetting-un e politikanëve.

Kreu i demokratëve paralajmëroi se përmes kësaj nisme kërkohet që të mundësohet “kontrolli i detajuar i pasurisë së  çdo politikani të rrethit të tij familjar dhe shoqëror, si dhe lidhjet e papërshtatshme dhe mundësinë e bashkëpunimit me krimin e organizuar.”

Lulzim Basha: Sot kam depozituar projektligjin për vetting-un e politikanëve.

Siç e pata njoftuar grupi i punës ka bërë gati një projektligj që mundëson kontrollin me detajuar të pasurisë së çdo politikani, të rrethit të tij familjar dhe shoqëror, si dhe lidhjet e papërshtatshme dhe mundësinë e bashkëpunimit me krimin e organizuar.

“Duhet që politikanët shqiptarë t’i nënshtrohen të njëjtit kontroll si magjistratët, por edhe punonjësit e gardës dhe policisë. Nuk ka më asnjë alibi, çdo deputet duhet të shprehet përmes votës së tij për ligjin e vettingut të politikanëve. Duhet t’i tregojmë shqiptarëve cilët janë politikanët e korruptuar, të lidhur me krimin dhe për t’i dhënë shqiptarëve një politikë të pastër”, tha Basha mes të tjerash.

Kujtojmë se Vetting-u i politikanëve është një prej tre nismave që Basha prezantoi me rikthimin e tij në politikën aktive, pas zgjedhjeve vendore të 14-Majit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re