Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me atentatin kundër prokurorit Arjan Ndoja.

Manjani tregohet i ashpër me prokurorin, duke komentuar dhe deklaratën e këtij të fundit se punonte si avokat, prandaj në makinë kishte disa dosje hetimore.

“Dosje hetimore në makinën ku, për më tepër udhëton edhe “Rrumi” në të! O pika mu në Prokuror! Vettingu nuk mjafton në këtë rast…”, shkruan Manjani.

Prokurori Arjan Ndoja dy ditë më parë në një reagim për A2 CNN u shpreh se prej kohësh drejton një studio ligjore dhe ofronte konsulencë.

“Ndër to janë disa çështje që lidhen me pronat, por edhe çështje penale për të cilat unë jam njohës dhe sugjerues.

Shpresoj që prokuroria të tregohet objektive në hetim, pasi këto janë gjëra të ditura dhe unë nuk kam shkelur asnjë ligj apo të drejtë”, tha ndër të tjera Ndoja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re