EMISIONI VETTING

Një pjesëtar i familjes humb jetën, por përveç se dhimbjes së shkaktuar nga vdekja e tij, familja përballet edhe me një dëm ekonomik apo dhe me një trajtimin pa dinjitet nga ana e shtetit duke u endur pas drerëve të institucioneve  dhe pa ndihmë sociale të mjaftueshme. Sikur të mos mjaftonin kjo familjarët e të ndjerit që aksidentohet në punë, u kërkohet të heshtin, për të mos kërkuar shkaqet e vdekjes së kryefamiljarit apo njërit që humbi jetën duke punuar.

Gazi që shpërtheu atë mëngjes të së enjtes së 2 prillit 1992 në tubacionet e gazit të Albpetrolit në Divjakë është ngjarja që vijon që të kumbojë çdo ditë në veshët e Mahmumdes. Kur nis të rrëfejë humbjen e të shoqit ajo duket sikur ka ende para syve atë që i dha lajmin e kobshëm se nga një gabim njerëzor në tubacionet e gazit kishte humbur jetën Gjergji.

Gjergj Premçi ishte një nga ata që kishte lënë Lushnjën për t’iu bashkangjitur sektorit të gazit të Albetrolit në Divjakë, me shpresën se kështu do arrinte të siguronte një jetë më të mirë për familjen. Një fat tragjik që vijon të ketë peshën e vet ende, edhe pas 32 vitesh.

“Ne ishim në Lushnje në një barakë, sipër tunelit. Ka qenë një stuhi e madhe, mua nuk i më zinte gjumi se kisha frikë se po më zinte baraka poshtë. Burri iku në punë, ka qenë 24 orë ku punonin, ikte në mëngjes dhe vinte të nesërmen në mëngjes. Ka qenë datë 2 prill 1992 në atë kohë janë çarmatosur të tëra magazinat që po i vidhnin i shqyenin të tëra në atë vit. U dëgjua zhurmë e madhe atë natë, kalonin ata që vidhnin. Kur u ngrita në mëngjes, po shikoja anës dhe shoh një burrë tek porta po thërriste hajde me neve lart, ku do vemi e pyeta? Burri ka vrarë pak këmbën, Ça të shikoja ata brenda në fugon kishin burrin të mbuluar me xhupat e tyre të mbuluar me gjak. Vajtëm në spital, ai ishte pa ndjenja, kishte vdekur që në vend. Atje kishte shpërthyer tubacioni sikurse treguan me atmosferë 200 e ca dhe e përplas diku nëpër staliçineska. Se kush e saldoi atë tubacion nga Alpetroli dhe ky vajti po bënte kontroll. Shpërtheu tubacioni sa që dukej një tymi i madh këtu, kush ka qenë inxhinier nuk e çau kokën, ndërsa fërshëllima e tij dëgjohej deri në Fier, jo më këtu në Divjakë dhe e kanë marrë grabjansit që dëgjuan zhurmë, njerëzit familjarët dhe ata e sollën në Lushnje të vdekur. Dhe të nesërmen erdhën nga ndërmarrja ishte aksident, ishte aksident. U varros me datën 4 dhe qysh atëherë ne kemi vuajtur”, thotë Mahmude Premçit

Asnjë hetim aso kohe nuk u krye për të nxjerr fajtorin përpara drejtësisë. Fakt të cilin e pohon edhe pas 32 vitesh bashkëshortja.

Sipas Mahmude Premçi “ bashkëshorti im e humbi jetën nga shpërthimi i tubacionit të gazit. Ku personi që e ka salduar tubin, duket se nuk e ka bërë sipas rregullave dhe për pasojë tubi ka shpërthyer. Por deri më sot unë nuk e di as personin që e ka bërë këtë, por askush deri më sot nuk është vënë përballë ligjit, me përjashtim të kërcënimeve që kam marrë që të mos e kërkoj humbjen e jetës së bashkëshortit tim Gjergjit, në moshën 38 vjeçare. Megjithatë vazhdoj të këmbëngul që është një gabim njerëzore, por shteti duhet të më tregoj çarë gabimi është bërë që solli edhe pasoja fatale, duke i marrë jetën bashkëshortit tim”

Zonja Premçi ka kërkuar në zyrat e “Albpetrol” arsyen e vdekjes apo edhe një raport të asaj dite por përgjigja që i është dhënë ka qenë se po kërkonte shumë nga ndërmarrja.

“E kam kërkuar që në vitin 1992 shkaktuan e vdekjes së bashkëshortit dhe ka tre vite që endem sërish nëpër dyer e gjykatave por që nuk më japin zgjidhje, duke u shprehur se  ka kaluar shumë kohë. Në atë kohë më thanë mos kërko shumë se do të nxjerrim nga puna. Madje ishte drejtori i Albpetrolit, Koço, Koço e kishte mbiemrin, emrin nuk ja kujtoj.  Mos kërko shumë më thanë se do mbetesh në mes katër rrugëve dhe do kisha pasoja”, thotë Mahmude Premçi.

Dhimbja vijonte për familjen dhe jetesën e vështirë, shteti nuk ndërmori asnjë masë për të strehuar aso kohe fëmijët në një strehë dhe për të dëmshpërblyer e monetarisht për t’i lehtësuar sa do pak dhimbjen jetimëve edhe pse ju premtua shumë.

“Dua letrat e shtëpisë, dua letrat e shtëpisë, dua edhe unë të vendos një derë, dua edhe unë të vendos një çati se më pikon. Dua edhe unë të rrojë si gjithë të tjerët pse jo? Përse nuk mi japin, ku të drejtohem? Ju drejtova ju me anë të emisionit tuaj, Edi Ramës, mbase më dëgjonte. Zoti Edi Rama, ata që plagoseshin në punë, i bënit heronj, po ky që u vra në krye të punës çfarë i bëhet, i bëhet torturë edhe fëmijëve edhe gruas? Të paktën jepi letrat e shtëpisë, jepi letrat e shtëpisë, kaq kërkoj.

Gjithë dimrit më futet edhe jashtë edhe brenda. Kur mora pensionin për herë të parë i shtrova një pllakë përreth, se niveli i dyshemesë së shtëpisë i bie të jetë në gropë. Edhe kryetari i Bashkisë më tha je në gropë, të urdhëroj Albpetroli ne nuk bëjmë dot gjë”, u shpreh Mahmude Premçi.

LEXO EDHE: Vetting/ Saga e vuajtjeve të Mahmude Premçit për legalizimin e banesës: Takova dy herë ministren Balluku, më tha ‘mos më hajde më këtu se do sjell policinë

Aksidentet në punë, 77% e rasteve nga mungesa e kushteve të sigurisë! Eksperti për Vetting: Masat kur shkelet ligji nuk janë të ashpra! Ja sektori më me risk

Siguria në punë/ Pesë punëtorë humbën jetën vetëm në maj! ISHPSSH: Numri më i lartë i aksidenteve me vdekje, në sektorin e ndërtimit!

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re