Arben Pëllumbi gjatë një interviste për “Fax News” ka folur për vendimet e para të qeverisë së re.

Deputeti i Partisë Socialiste theksoi se nisma e kryeministrit Edi Rama për “Agjencinë e medias” nuk do të cënojë punën e saj.

Gjatë fjalës së tij, Pëllumbi pranoi se në administratë duhet të përmirësohet shërbimi dhe të “luftohet” korrupsioni, ndërsa nënvizoi se gjatë mandatit të tretë PS do të bashkëpunojë me PD-në për ndryshimet kushtetuese.

I pyetur për ligjin “anti-shpifje”, Pëllumbi tha se ky ligj do të ridiskutohet edhe një herë me opozitën për të gjetur një gjuhë të përbashkët që të mos cënohet funksionimi normal i jetës mediatike në Shqipëri: “Ligji duhet të ridiskutohet, pas qëndrimit të komisionit të Vendecias dhe Bashkimit Evropian në themel duhet të kuptojmë që kemi nevojë për një ligj të tillë pa trembur faktorët e medias. Opozitën e kemi këtu, besoj do të gjejmë një gjuhë të përbashkët për të formësuar një ligj që duhet të jetë por dhe mos pengojë funksionimin normal të jetës mediatike në Shqipëri”

“Agjencia e medias nuk do të censurojë punën e saj. Ligji duhet të ridiskutohet, kemi nevojë për një rregullim të tij, por mënyrën si do ta bëjmë por pa trembur faktorët që janë në media. Duam që të rritet shkalla e informimit por edhe tyë bjerë shkalla e “Fake News”. Me opozitën do të gjejmë një gjuhë për të formësuar një ligj që do të rregullojë jetën mediatike në Shqipëri. Sa më i saktë të jetë lajmi aq edhe më i informuar është publiku”, u shpreh Pëllumbi.

Kritikat e Ramës ndaj Administratës – “Shërbimi ndaj qytetarëve është objektivi kryesor i qeverisë gjatë mandatit të tretë. Defekte duhet t’i ndreqim, kemi korrupsion në administratë dhe duhet të luftojmë edhe për këtë në mënyrë që qytetarët të marrin shërbim sa më të mirë.

Zgjata e afatit kohor për Vettingun, punimet duhet të mbyllen në qershor të 2022- “Gjuha e përbashkët duhet të gjendet me opozitën, Ndryshimet kushtetuese do të bëhen me opozitën ne nuk i kemi numrat nhë kuvend prandaj duhet të biem dakord me opozitën. Janë duke filluar bisedimet e para për të bashkëpunuar me opozitën, për ndryshimet kushtetuese. Do të gjejmë gjuhën e përbashkët me PD.

PD ka jo vetëm numrin në kuvend por edhe një mbështetje të madhe në elektorat. Në këtë aspekt kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit me PD për një sjellje më të mirë. Mos kemi retorik politike pa produkt të caktuar që është në shërbim të njerëzve. Nuk jemi në hapat e para dhe debati është i rëndësishëm , ka vende ku nuk ka nevojë të prodhohet konflikt nga asgjëja, kjo është ftesa e PS për të pasur këtë lloj qasje dhe bashkëpunim me ta. Ne mbase nuk kemi dakortësi për cdo gjë por duhet të diskutojmë deri ku kemi pikat e përbashkëta. E rëndësishme është që mos shajmë veten tonë në anglisht”, përfundoi Pëllumbi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re