Vettingu, Balla: Çështje sa teknike aq edhe e rëndësishme për të vazhduar pastrimin e sistemit të drejtësisë

balla-300x232.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka folur nga Fieri për nismën e maxhorancës e cila ka depozituar amendamentin për ndryshimin e Kushtetutës për zgjatjen e organeve të vettingut.

Balla deklaroi se ky proces zgjatet edhe me 30 muaj të tjerë, duke i konsideruar të mjaftueshme sipas tij për pastrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

“Do doja të ndaja faktin se dje grupi i PS ka marrë vendimin për të depozituar në Kuvend nismën e një grupi për të filluar ndryshimin e kushtetutës për ti hapur rrugë zgjatjes së KPK dhe Komisionirit Publik, duke e shtyrë procesin e vetingut deri më 31,12,2024. Duke shtuar 30 muaj të tjera. Janë të mjaftueshme për të përmbyllur procesin e vetingut.

Rama e tha se sot kjo është një vijueshmëri  e reformës në drejtësi. Është çështje sa teknike dhe e rëndësishme, sepse ruajtja e të njëjtit standard në proces për të vazhduar pastrimin e procesit në drejtësi për ata prokurorë dhe gjyqtarë me probleme. Vijimi i procesit të vetingut është domosdoshmëri. Partitë të qëndrojnë larg siç e kam thënë.

Themeli i reformës heqja e çdo lloj ndikimi që vjen nga partitë. Është një skemë e re që ka filluar të japë rezultate. Themele të drejtësisë së re që po rilindin mbi gërmadhat e mëdha”, tha Balla.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë