NGA: Dorjana BezatRreth 500 punonjës të Policisë së Shtetit kanë refuzuar t’i nënshtrohen procesit të vettingut dhe kanë dhënë dorëheqjen. Sipas sindikatës së policisë ata janë mbi 45 vjeç dhe këtë zgjedhje e kanë bërë për të përfituar pensionin suplementar. Punonjësve që kanë dhënë dorëheqjen iu miratohet lirimi nga detyra Brenda 30 ditësh dhe për 2 vite ata përfitojnë pagën vijuese. Nëse kanë mbi 15 vite punë ata përfitojnë edhe pensionin suplementar.

Kur ka mbetur edhe një javë nga përfundimi i afatit të dorëzimit të 3 formularëve të vettingut në polici, ai i deklarimit të pasurisë, formimit profesional dhe pastërtisë së figurës, rreth 60 % e punonjësve të policisë në rang vendi e kanë bërë dorëzimin. Pranë çdo drejtorie policie dhe komisariati është ngritur një grup prej 3 personash nga zyra e personelit që marrin në dorëzim formularët e plotësuar. Ata pranohen vetëm nëse janë të plotësuar elektronikisht dhe të printuar. Çdo formular duhet të jetë i firmosur nga punonjësi i policisë, shkruan ‘BalkanWeb’. Nëse formularët shoqërohen me dokumente ata duhet të listohen në një inventa ku të shkruhet numri i faqeve dhe lloji i dokumentit.

Në institucionet policore është bërë sqarimi që formularët janë deklarativë dhe nuk kanë nevojë për dokumente shtesë për të shmangur kështu penalizimin e policëve që nuk po mundet të pajisen me dokumentacionet e nevojshme për të plotësuar formularin e deklarimit të pasurisë.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re