Skip to content

Vettingu, gjyqtari Artan Broci para KPK

Seanca e radhës dëgjimore është zhvilluar për anëtarin e Gjykatës së Lartë, gjyqtarin Artan Broci.
 
Në raportin e dorëzuar nga ILDKPI thuhet se deklarimi është i saktë në përputhje me ligjin, nuk ka kryer deklarim të rremë dhe nuk ka fshehje pasurie. Ndërsa nga një hetim më i thelluar nga KPK rezulton se ka një mospërputhje për çmimin e një apartamenti 159 m2 të blerë me kursime, në vlerën 6 milionë lek.
 
Për vlerësimin e figurës, DSIK konstaton përshtatshmëri të gjyqtarit Artan Broci.