Kryeministri Rama, jo gjatë por shkurt fare, iu është përgjigjur akuzave më të fundit të opozitës mbi dështim të vettingut, ardhur nga fakti se disa instanca të larta të saj, ku veçon Gjykata Kushtetuese, kanë mbetur në ngërç nga eliminimi që vettingu u ka bërë kontigjenteve njërzore.

Rama ka sulmuar me armën e tij mbrojtëse, ndërkombëtarët, e ardhur kjo një ditë pas dhe një ministër i Merkelit i thurri elozhe procesit.

“Vetingu po vepron në pavarësi të plotë e monitorim ndërkombëtar. Fletërrufetë kundër Vetingut janë dëshpërimi i atyre që e mbushën me llum Pallatin e Drejtësisë! Loja mbaroi. Gjykatat e sipërme do pastrohen deri në fund e do ringrihen për ta bërë më në fund drejtësinë Drejtësi”, u shpreh Rama.   

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re