Kërkesa e opozitës për vettingun në politikë u shqyrtua në Këshillin e Legjislacionit të Kuvendit, ku deputeti Alibeaj e mbrojti me të madhe. Ai kundërshtoi vendimin e mazhorancës për dërgimin në Venecia, duke e interpetuar politikisht.

“Venecia e ka shqyrtuar të këtë nismë me vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve. A keni kurajo morale për ta pranuar secili individualisht? A keni kurajo politike për të pranuar vetingun tonë njësoj siç bëhet vettingu për policët, gardistët, prokurorët, gjykatësit”, u shpreh Alibeaj.

Në fund u pëcaktuan relatorët e dy palëve për ta marrë në shqyrtim. Për PD do jenë Oerd Bylykbashi dhe Gazmend Bardhi. Ndërsa për mazhorancën do të jenë Vasilika Hysi, Artur Metani dhe Gledion Llatja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re