Skip to content

Vettingu i politikanëve/ Basha publikon videon: Është interesi i të gjithë shqiptarëve, të pastrohemi nga llumi i tranzicionit

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha vazhdon të këmbëngulë sa i përket propozimit të tij për Vettingun në politikë. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social, kryedemokrati, theksoi se ky veprim ishte në interesin e të gjithë shqiptarëve të cilët donin të pastroheshin nga figura të cilat i kishte sjellë tranzicioni politik gjatë këtyre 30 viteve.

Kujtojmë që Vettingu i politikanëve është një prej tre amendamenteve që PD ka dorëzuar në Kuvend si propozime për ndryshime kushtetuese.

Postimi i Plotë nga kryetari i PD, Lulzim Basha

Është interesi i të gjithë shqiptarëve, i socialistëve dhe i demokratëve të thjeshtë, që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, nga njerëz që këto 30 vjet pavarësisht siglës politike që kanë mbajtur, nganjëherë e kanë ndërruar, nganjëherë kanë dalë me sigla të reja, kanë përdorur politikën për tu pasuruar paligjshmërisht dhe ç’është më e keqja, kanë futur në politikë llumin e shoqërisë, krimin e organizuar.

Kanë shkatërruar konkurrencën në treg që është themeli i zhvillimit të ekonomisë dhe punësimit, duke fuqizuar një grusht njerëzish, vetëm e vetëm sepse ndajnë me ta favore, privilegje, pushtet dhe para, në kurriz të qindra-mijëra sipërmarrësve të ndershëm.

Pastrimi i politikës nga krimi dhe korrupsioni është interesi i të gjithë shqiptarëve 🇦🇱 pic.twitter.com/gkdRoz52rK

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 21, 2021

/faxweb