Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjnai ka reaguar lidhur me propozimin e PD, për vettingun e politikanëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani thotë se vettingu duhet të fillojë nga kreu i PD, Lulzim Basha, i cili sipas tij, është politikani kampion me akuza penale në kurriz.

“Vetting politikanëve?Që çke me të! E fillojmë nga Luli.Është politikani kampion me akuza penale në kurriz. I akuzuar dy herë nga Prokuroria e shtetit, jo nga llafet e mediave as nga mallkimet e kundërshtarëve politikë. Të dyja akuzat janë të pagjykuara në substancë. Janë mbyllur për procedurë. Juristët e dinë mirë se këto akuza janë tç riaktivizueshme”, shkruan Manjani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re