Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Gjykatës së shkallës së parë të Tiranës. Gjyqtari Neritan Cena nuk e kaloi dot vetingun. Komisioni i Pavarur I Kualifikimit mori sot vendim për shkarkimin e tij.

Neritan Cena ka përfunduar studimet e Magjistraturës në vitin 2005 dhe është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Kurbinit.

Në vitin 2006, ai u emërua në Gjykatën e Vlorës, ndërsa prej vitit 2010 e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës. Cena ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Pasuria dhe huatë e marra për blerjen e pasurive të patundshme, pronave duket se kanë qenë argumenti që KPK të japë vendimin për shkarkimin e gjyqtarit, që dikur ka qenë edhe ish anëtar i KLD-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re