Procesi i Vettingut çon para drejtësisë gjyqtarin e pare. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se i ka dorëzuar Prokurorisë te gjithë materialet e mbledhura për ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj, duke shënuar kallëzimin e pare penal si pasoje e procesit te rivlerësimit.

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, në bazë të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale, ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Besnik Imeraj.

 

Besnik Imeraj ishte i pari gjyqtar qe dha dorëheqjen pasi procesi i Vettingut kishte nisur për të dhe për këtë arsye ne 12 shkurt Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e rivlerësimit.

 

Por prej dhjetorit ky Komision kishte nisur mbledhjen e materialeve për ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, materiale qe tashme janë ne dorën e organit te akuzës.

 

Besnik Imeraj ishte një prej dy anëtareve te Gjykatës Kushtetuese qe votoi pro kërkesës se Partisë Demokratike për shfuqizimin e pjesshëm te ligjit te Vettingut.

 

Tani pritet se çfarë do te ndodhe me materialet qe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka mbledhur për ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla, nëse do ti çohen edhe ato Prokurorisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re