Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit Gjovalin Lokaj ka dalë sot para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit për vettingun në polici.

Përballë anëtarëve ai ka shkuar i vetëm pa praninë e një avokati. Ata kanë deklaruar se Lokaj ka qenë operativ i sigurimit të shtetit në 6 muajt e parë të vitit 1991, gjë të cilën sipas trupës së Komisionit të Jashtëm Lokaj e ka fshehur në deklarimet e tij.

Lokaj ka kërkuar nga anëtarët e komisionit që të mos e paragjykojnë për shkak të studimeve, duke deklaruar se nuk ka dënuar apo keqtrajtuar asnjë.

Ndërkohë autoriteti i dosjeve ka sjellë një raport të dytë ku thuhet se Lokaj nuk ka firmosur asnjë dokument gjatë kohës kur ka punuar si operativ i Sigurimit të Shtetit në zonën e Bicajt në Kukës.

Debati i plotë:

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit: Janar 1991 qershor 19 91 Gjovalin Lokaj ka qenë operativ i Sigurimit të Shtetit. Ndërkohë në përgjigjet e tij ka deklaruar se nuk ka qenë.

Ndërkohë deri në vitin 1990 ka qenë student në shkollën e Sigurimit të Shtetit. Komisioni i Jashtëm do të vlerësojë në qoftë se ka apo jo kriter ndalues kjo situatë dhe gjetje ndaj Lokajt.

Lokaj-Komisionit: Mos më diskriminoni për shkak të studimeve të asokohe
Lokaj: Nuk kam kontaktuar me asnjë nga bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit.

Nuk kam dënuar apo keqtrajtuar apo rekrutuar askënd në Sigurimin e Shtetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re