Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, është konfirmuar në detyrë. Vendimi i Komision i Pavarur i Kualifikimit i dhënë këtë të mërkurë e cilëson si të denjë gjyqtarin për vijim e detyrës së tij.
 
Dvorani, gjatë seancës dëgjimore, rezultoi pa probleme sa i përket pasurisë, ndërsa DSIK tha që gjyqtari ka përshtatshmëri në detyrë dhe se nuk ka asnjë dyshim për përfshirje në korrupsion.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re