Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Artan Shtrungza.

 

Kornfirmimi i tij në detyrë është bërë pas përfundimit të hetimeve nga (KPK) mbi kriteret e pasurisë, të pastërtisë së figurës dhe të aftësive profesionale.

 

Sipas informacioneve rezulton se figura e Shtrungzës kaloi me sukses procesin e vetting-ut nën shqyrtimin e treshes gjykuese të KPK-së të përbërë nga kryesuesja Etleda Çiftja, relatorja Genta Tafa (Bungo) dhe anëtarja Pamela Qirko, të cilat e kryen vlerësimin bazuar në dokumentacionin e vënë në disponim nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), nga Prokuroria e Përgjithshme dhe nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe të Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re