Skip to content

Vettingu, konfirmohet në detyrë gjyqtari i Administratives në Gjirokastër

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë kryetarin e gjykatës Administrative të Gjirokastrës Ramiz Lalën.

 

Trupa gjykuese për Lalën përbëhej nga Etleda Çiftja, Firdes Shuli dhe Pamela Qirko, duke marrë vendimin për ta konfirmuar në detyrë, që do të thotë se nuk i kanë gjetur probleme me pasurinë, profesionalizmin dhe integritetin.