Komisioni I Pavarur I Kualifikimit rrëzoi kërkesën e gjyqtarit Artan Lazaj për përjashtimin e trupës gjykuese që të vendose mbi fatin e tij sa I takon procesit të vettingut.
Pak ditë më parë avokati Sokol Hazizaj e kishte justifikuar kërkesën e gjyqtarit Lazaj  për përjashtimin e trupës gjykuese, me faktin se kjo trupe e ka hetuar atë vetëm mbi kriterin e pasurisë dhe jo mbi dy komponentet e tjera, atë të integritetit profesional si dhe të pastërtisë së figurës.
Trupa gjykuese që do të vlerësoje nëse gjyqtari I gjykatës së Tiranës Artan Lazaj do të rikonfirmohet apo jo në detyre, kryesohet nga Brunilda Bekteshi ndërsa anëtarë janë Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re