TIRANE– Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, do t’i nënshtrohet gjatë kësaj jave procesit të Vetingut, duke kaluar në skaner në lidhje me tre kriteret e përcaktuara nga ligji, pasuria, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale.

Trupi gjykues në seancën e Vetingut për kreun e Gjykatës së Lartë, sipas njoftimit në faqen zyrtare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, përbëhet nga Olsi Komici, Roland Ilia dhe Pamela Qirko.

Gjyqtari Zaganjori është caktuar të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit këtë të premte të 20 korrikut.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re