Konfirmohet në detyrë ish-drejtori i Përgjithshëm Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda si dhe ish drejtor i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa.

Vendimi për konfirmimin në detyrë të Çipës është marrë ditën e sotme nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.

Ish kandidati i Byrosë Kombëtare të Hetimit me një karrierë të gjatë në policinë e Shtetit, Ardian Çipa iu nënshtrua filtrimit në kuadër të vettingut në polici.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit nuk evidentoi asnjë problem në tre kriteret e vlerësimit, duke rezultuar i pastër në kriterin e aftësive profesionale në atë të pastërtisë së figurës dhe pasurisë.

Ardian Çipa, ish drejtor në disa poste të rëndësishme në Policinë e Shtetit është përballur të enjten e kaluar me procesin e vettingut në polici.

Aktualisht Çipa mban postin e përgjegjësit të departamentit te trajnimit te vazhdueshëm në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit në Akademi, ndërsa më herët ka mbajtur pozicionin e drejtorit të policisë së Tiranës, zv drejtorit të policisë së shtetit, mbrojtjes së dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë në Policinë e Shtetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re