Vetingu ne polici do të jetë një fotokopje e procesit te rivlerësimit në sistemin e drejtësisë.

 

Të paktën kjo u pa në seancën e parë zyrtare që u zhvillua këtë të martë ku para komisionit të jashtëm të vlerësimit doli Oltion Shehu, Shef i Sektorit të Ankesave në shërbimin për çështjet e brendshme dhe ankesave në ministrinë e brendshme.

 

I pari zyrtar i policisë që i nënshtrohet vetingut, rezulton sipas KJV-së me burime të pajustifikuara të ardhurash për ndërtimin e shtëpisë si dhe me mungesa sa i takon aftësisë profesionale. Sa i takon pastërtisë se figurës Oltin Shehu rezultoi i përshtatshëm për të vijuar detyrën ndërkohë që edhe vetë ai kërkoi rikonfirmimin.

 

Komisioni i jashtëm i vlerësimit ka shpallur dy listat e para me nga 45 zyrtarë të lartë që do ti nënshtrohen fillimisht Vetingut ndërsa struktura tjetër e policisë ne nivel të mesëm dhe zbatues do të kalojë në sitë nga komisione të tjera që do të ngihen pas verifikimit të 300 gradave madhore.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re