Zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit Besim Shabani shkarkohet nga vettingu në Polici.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka marrë sot vendimin për shkarkimin nga detyra të Shabanit.

Besim Shabani drejtonte njësinë e sigurisë fizike të Personaliteteve të larta shtetërore, ndërsa një foto e tij me këpucët e bëra pis me pluhur bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Shkoi ashtu para trupës së vettingut jo se do të donte të thoshte dicka, por se ka shumë vite që udhëton me bicikletë për në punë, dhe makina e tij është një mjet I vitit 1992.

Ai ka një shtëpi prej 71.3 metrash katrorë në parafabrikat, që sikurse tha, e ka marrë në 2003 me 37 milionë lekë të vjetra, me 20 mijë dollar të sjella nga vëllai i tij.

Por ndërkohë, kishte edhe 1500 dollarë interesa, që nuk I kishte shkruar në formular, sepse siç tha, nuk e kishte ditur si plotësohej formulari.

Besim Shabani sipas KJV nuk ka arritur të provojë ligjerisht ndihmën e të vëllait dhe po ashtu, tha se nuk kishte qëllim të fshihte të dhënat.

Shabani në cdo pikë tjetër është vlerësuar maksimalisht, qoftë për kryerjen e detyrës, apo edhe për pastërtinë e figurës e anën profesionale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re