Skip to content

Vettingu në politikë, Kraja: I papërshtatshëm të kryhet nga SPAK

Në Këshillin e Legjislacionit po diskutohen amendamentet kushtetuese te depozituara nga Partia Demokratike.

Lidhur me vettingun në politikë, kreu i SPAK Arben Kraja ka deklaruar se e vlerëson si të papërshtatshme përfshirjen e SPAK për të kryer këtë proces.

“Në raport me materialin që është përgatitur për përfshirjen  e SPAK. Është një procedurë administrative e parashikuar në kushtetutë për tu realizuar që përfshin rreth 200 subjekte. Një procedurë që do kohën e saj dhe me këto kritere duhet vlerësuar.

Formalisht është një mundësi për t’i ngarkuar prokurorisë detyra të tjera, por këto nuk duhet të pengojnë thelbin e punës së prokurorisë që është ndjekja penale. Është një ngarkesë e jashtëzakonshme pune.

Ne kemi kaluar një eksperiencë negative me OFL-të. Ishte një detyrë e ngarkuar me ligj që na shfokusoi nga objekti i punës tonë. Prandaj do ta vlerësoja të papërshtatshme përfshirjen e SPAK në këtë proces. Jam kundër përfshirjes së Prokurorisë së Posaçme në këtë proces administrativ,” deklaroi Kraja.