Gjatë rrëfimit të gjatë dhe interesant, të diplomatit Donald Lu nuk i shpëtoi pyetjes së gazetarit Sokol Balla në lidhje me temën e ditës, që është propozimi i Partisë Demokratike, për vetting në politikë.
Lu e cilësoi interesant projekt ligjin e propozuar nga opozita, por si diplomat në karrierë ai citoi një shprehje amerikane, “Djalli qëndron tek hollësitë”.
 
Për të nënkuptuar se ky është një propozim që kërkon ende kohë për tu parë me hollësi, ndërsa vlerësoi dhe gadishmërinë e kryeministrit Rama, për të negociuar me opozitën.
 
Megjithatë Donald Lu, tha se ka dhe një tjetër formë vetting në demokraci, dhe ato janë zgjedhjet si një mënyrë për të kërkuar llogari zyrtarëve lokalë dhe qëndror.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re