Prokurori  i Prokurorisë së Elbasanit merret në dëgjesë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ai aktualisht është prokuror i komanduar në Prokurorinë e Përgjithshme në Tiranë.

Besnik Cani nuk është një emër i panjohur në drejtësi. Në vitin 2015 Cani largohet nga posti i drejtuesit në Prokurorinë e Shkodrës duke u transferuar në atë të Elbasanit.

Prokurori gjithashtu është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndërsa pas shqyrtimeve dhe kontrolleve, KPK do të marrë vendimin nëse Cani i plotëson kriteret ose jo.

Nga të dhënat e siguruara dhe nga deklarimet e bërë nga vetë prokurori, KPK-ja duke iu referuar ILDKPKI-së thuhet se Cani ka bërë deklarim të saktë të pasurisë.

Sipas ILDKPKI, prokurori gjithashtu ka burime të mjaftueshme financiare. Besnik Cani ka apartament 117 m² në ‘Don Bosko’  si  dhe një truall 633 m² plus ndërtesë 220 m² në periferi të Tiranës, saktësisht në Paskuqan. Gjithashtu po në Paskuqan ai zotëron një sipërfaqe trualli prej 363 metra katrorë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re