Në “sitën” e Vettingut është sot gjyqtari i Gjykatës së Vlorës, Artur Malaj, ndërkohë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimi po lexon raportin e tij.

Trupa gjykuese e KPk përbëhet nga Genta Tafa, Sulea Zhegu dhe Pamela Qirko.

Sipas KPK, gjyqtari Malaj ka bërë deklarim të saktë të pasurisë. Në raportin e ILDKPKI, Malaj ka në pronësi ullishte në Vlorë me sipërfaqe 1500 metra katrorë. Ai zotëron një apartament 106 metra katrorë të blerë në vitin 2005.

Por sipas Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Artur Malaj nuk ka kryer deklaratë të saktë në vitin 2008.

“Artur Malaj është i papërshtatshëm për detyrën pasi dyshohet për akte  korruptive. Ka kontakte të papërshtatshme me persona të krimit,” thuhet në raportin e DSIK.

Megjithatë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka quajtur të pabazuar këtë raport për gjyqtarin Malaj.

BalkanWeb

!function(f,b,e,v,n,t,s)
{if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?
n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};
if(!f._fbq)f._fbq=n;n.push=n;n.loaded=!0;n.version=’2.0′;
n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;
t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window, document,’script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘187192692148875’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re