Vettingu ka rrëzuar një prej emrave të njohur të drejtësisë shqiptare, Tom Ndrecën, që u bë në fakt i tillë në maj-qershorin e vitit 2011, ku me vendim të tij Bashkia e Tiranës nga Edi Rama kaloi te Lulzim Basha.

Ishte ai, i njohur si dyshka gjykuese Tom-Sashenkë, që do kishin vendimmarrjen në gjykimin e një procesi të hapur nga avokatë të Ramës, ku kontestohej e gjithë procedura e rinumërimit të votave nën një KQZ të drejtuar nga Arben Ristani – që më vonë do të bëhej nr.2 i PD-së – ku Rama nga një avantazh me 10 vota, kalonte ne disavantazh të disa qindrave.

Por Tomë Ndreca, me një vendim që ishte më shumë i sferës proceduriale, bëri që të mbeten në fuqi vendimi i KQZ-së “demokrate”, dhe aty përfundimisht Lulzim Basha u fut në zyrën që Rama e mbante prej 11 vitesh.

Tom Ndreca është shkarkuar nga detyra pasi nuk ka mundur të justifikoje 1.3 milionë lekë nga pasuritë e tij.

Por gjithashtu, tek figura e Ndrecës, ka ndikuar dhe arestimi i kunati i tij vite më parë me një cigare hashash. E për këtë fakt, kunati i gjyqtarit konsiderohet nga KPK-ja si krim i organizuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re