Që prej datës 8 mars e deri më tani asnjë shkallë e vettingut nuka dhënë e as diskutuar ndonjë vendim për prokurorë apo gjykatës, për të cilët jepet verdikti nëse duhet të jenë apo jo pjesë e sistemit të Drejtësisë.

Me qëllim që të garantohet vijimësia normale e punës dhe e veprimtarisë së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe të garantohen standardet dhe parimet e procesit të rregullt ligjor, përgjatë situatës së pandemisë Covid-19 e në vazhdim, si dhe në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë seancat do të zhvillohen sipas një protokoll sigurie si kurrë më parë.

Stafi dhe anëtarët e Komisionit duhet të zbatojnë rregullat për masat e higjienës dhe të distancimit social, në përputhje me rekomandimet dhe protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), në funksion mbrojtjes së shëndetit për parandalimin dhe kufizimin e transmetimit të infeksionit COVID-19, në ambientet ku zhvillojnë veprimtarinë.

Përpara se të hyjë në institucion çdo punonjës dhe anëtar i Komisionit, duhet t’i kontrollohet temperatura me anë të termometrave të posaçëm për matjen në distance dhe më pas të lejohet ose jo hyrja në institucion.

Hyrja në institucion e çdo punonjësi, staf i Komisionit ose jo, duhet të bëhet nëpërmjet tunelit të dezinfektimit dhe ccdo punonjës dhe anëtar i Komisionit duhet të pajiset nga institucioni dhe duhet të përdorë mjetet mbrojtëse për shëndetin, maska higjienike dhe doreza, si barrierë fizike për parandalimin dhe minimizimin/kufizimin e përhapjes së infeksionit në ambientet ku punojnë.

Gjatë kohës së punës në institucion, çdo punonjës duhet të zbatojë rregullat e higjienës për larjen e shpeshtë të duarve me sapun, tharjen me peshqirë njëpërdorimësh, hedhjen e tyre në kosha të mbyllur për eleminimin dhe mospërhapjen e mbjetjeve, si dhe të bëjë dezinfektimin e duarve dhe të sipërfaqes së pajisjeve dhe mjeteve që përdor në postin e tij të punës. Stafi i Komisionit është i detyruar të respektojë informacionin e afishuar brenda institucionit me rregullat për higjienën dhe distancimin fizik prej 2 metra nga njëri-tjetri.

Distanca prej 2 metra duhet të respektohet në zyra dhe në ambientet e përbashkëta si holle, korridore, salla mbledhjeje, përfishirë dhe në postet e punës të punonjësve të vendosur nëpër zyra, sipas një grafiku të përditshëm të koordinuar.

Në protokoll janë parashikuar edhe masa për seancat publike dëgjimore dhe ato të vendimmarrjes. Kësisoj, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do t’u mundësojë dhe do të ndihmojë pjesëmarrësit në seancat publike dhe përfaqësuesit e mediave të kryejnë detyrën, duke u bërë pjesë e seancave dëgjimore publike, duke garantuar për të gjithë ambient të përshtatshëm dhe të sigurt.

Këtyre të fundit u kërkohet që të jenë të pajisur me maska dhe doreza, të respektojnë masat e higjienës dhe distancimin fizik prej 2 metra, në të kundërt ndalohet rreptësisht hyrja e tyre në seanca publike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko