Shkëlzen Selimi, anëtar në Gjykatën e Lartë, i njohur si gjyqtar i Gërdecit, u shkarkua prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ndaj tij janë konstatuar sidomos aspekte kompromentuese në ushtrimin e profesionit, duke u provuar si i lidhur me botën e krimit.

Rastin e tij e ka trajtuar javë më parë Top Channel, një prej arsyeve që e çuan Selimin në bojkotin e seancës në KPK pak ditë më parë. Ai pretendon se procesi i tij është paracaktuar, duke marrë shkas nga dalja e materialeve kofidenciale në media.

Po këtë të hënë, pak para tij, KPP shkarkoi Bledar Abdullain, gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, për probleme në deklarimin dhe posedimin e pasurisë.  

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re