Vettingu ka çertifikuar për të qëndruar në detyrë dhe vijuar atë, të njohurin si prokuror të Bandës së Lushnjës e gjithashtu si prokurorin që kërkoi dënime të ashpra në procesin për Gërdecin.

Bëhet fjalë për Arben Dollapajn, i cili, sipas gjykimit të KPK-së, ka shfaqur integritet profesional në të gjitha rastet e gjykimeve, e që gjithashtu e ka pasurinë të justifikuar.

Gjatë seancës për të, në asnjë çast nuk janë shfaqur çështje të didkutueshme sa i përket karrierës.

Arben Dollapaj, është një prej kandidatëve për në Këshillin e lartë të Prokurorisë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re