Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër pranë fshatit Balldre. Një automjet tip fouristradë është përplasur me një kamion dhe ka përfunduar e përmbysur jashtë rruge.

 

Sipas të dhënave,  një nga shoferët është plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.

 

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re