Drejtori ekzekutik i lëvijes “Vetëvendosja” , Bojken Abazi ka mohuar zërat që kjo lëvizje do të të regjistrohet si një parti politike në Shqipëri.

Abazi është shprehur për “News24” se Vetvendosja do regjistrohet si një OJQ dhe jo parti politike.

 “Falenderoj mediat që raportuan në mënyrë korrekte atë që kemi deklaruar. Është e vërtetë që ka pasur një keqkutim në mediat, duke ngritur teori nga më të ndryshmet. Nuk mendoj që është një komunikim i mirë nga ana e mediave . Nuk është hera e parë që zhvillojmë aktivitete në Shqipëri. Me vendimin në gjykatë, tregon se duam të jemi në  mënyrë sistematike.”- u shpreh ai.

Shoqatë apo jo?  Vetëvendosja vjen në Shqipëri tregon hapur se do të jetë prezente në vend. Në ç’mënyrë do kishit marrë në pjesë në fushatën zgjedhore?

“Nëse do donim të funksiononim si parti politike, duhen 3 milion nënshkrime. Ne ato nëshkrime do t’i kishim bërë brenda javës. Ky nuk ka qenë synimi ynë. Dëshirojmë të regjistrojmë një OJQ, të rezgjistrojmë çështje për zgjidhje.

Lëvizja Vetëvendosje u krijua fillimisht si organizatë e shoqërisë civile para se të transformohej në një parti politike në Kosovë ku u bë një forcë madhore në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 me 27% të votave.

Gjithsesi partitë nacionaliste nuk kanë pasur histori suksesi në zgjedhjet shqiptare. Në një rast, Aleanca Kuq e Zi, një parti politike e nacionalizmit të zhurmshëm, arriti të marrë vetëm 0.6% të votave në zgjedhjet e vitit 2013 para se të zhdukej.-tha Abazi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re