Detyrimi për të analizuar konfliktin në Gjykatën Kushtetuese mes presidentit dhe shumicës, e ka shpënë komisionin e Venecias në rrugën e një analize të tërë të sistemit politik në Shqipëri.

Në raportin paraprak theksohet se nuk ka bazë për shkarkimin e Ilir Metës pasi “veprimet e presidentit, lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, janë përgjithësisht në përputhje me një interpretim të arsyeshëm të Kushtetutës”.

Por pasi mbërrin në këtë konkluzion juridik, Venecia duke analizuar gjendjen ku ndodhet Shqipëria ku një parti e vetme sundon gjithçka, ngre dhe pyetjen politike nëse zhdukja dhe e një pushteti tjetër do i shërbente ekuilibrave të vendit: “i takon parlamentit të vendosë nëse shkarkimi ( i Metës) do të ulte apo shtonte tensionet dhe në fund të fundit, do t’i shërbente, apo do të dëmtonte synimin e ruajtjes së balancave dhe kontrollit, në një situatë kur parlamenti dhe pushteti vendor dominohen nga e njëjta parti. Pyetja që duhet t’i bëjë vetes parlamenti është ‘a do të ndihmonte vazhdimi i procedurave të shkarkimit për unitetin e popullit?”

/Lapsi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re