
Kriminelët e “Guçi Gang”, me bazë në Dublin, kanë si objektiv të “punës së tyre” futbollistët e Premier League, kryesisht ata që jetojnë në Cheshire dhe Merseyside.
Sipas mediave britanike, ata bashkohen me hajdutë shqiptarë për të grabitur sende me vlerë, bizhu firmato dhe duke arritur në ora me vlerë deri në 500,000 paund.
Yjet e njohur të Premier League si: Jack Grealish, Raheem Sterling, Alexander Isak and Alex Oxlade-Chamberlain, kanë parë shtëpitë e tyre të grabitura vitet e fundit duke pësuar dëme në qindra mijëra paund.
Kriminelët kontrollojnë futbollistët dhe faqet e partnereve të tyre në Instagram për të piketuar mallra të shtrenjtë dhe më pas mbledhin ekipe hajdutësh për të nisur bastisjet, përcjell Fax News.
Ata veprojnë kur shtëpitë kanë njerëz brenda, kështu që sistemet e sigurisë janë jashtë funksionit. Ata përdorin shkallë teleskopike për të hyrë në katet e sipërme dhe menjëherë synojnë dhomat e gjumit kryesore, pasi lojtarët shpesh lënë sende të shtrenjta aty.
Kohët e fundit, Grealish dhe partnerja e tij Sasha Atwud ishin viktima të një grabitjeje duke humbur ora dhe bizhuteri me vlerë 1 milion paund teksa hajdutët bastisën rezidencën e tyre në Cheshire.



