Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është pjesë e ekipit të EPP-ve në Këshillin e Europës, si vëzhguese në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Më anë të një postimi në rrjetet sociale, nga Lugina e Preshevës, Tabaku bën thirrje për një pjesëmarrje sa më të madhe të shqiptarëve.

Sipas Tabakut “nuk ka rrugë tjetër për ta ndryshuar realitetin përveçse nëpërmjet pjesëmarrjes”.

“Mirëmëngjës nga Lugina e Preshevës ku si pjesë e ekipit të grupit të Partive të Djathta EPP në Këshillin e Evropës do të vëzhgoj zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Me shpresë të një pjesëmarrje të lartë të shqiptarëve në votime për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlament.

Nuk ka rrugë tjetër për ta ndryshuar realitetin përveçse nëpërmjet pjesëmarrjes”, shkruan deputetja e PD.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re