Ekspertët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve në vend janë kundër ndryshimeve të njëanshme të Kushtetutës, në të cilat Partia Socialiste këmbëngul.

Përfaqësuesja e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, Gerta Metaj dhe Premto Gogo i Koalicionit për Reforma dhe Institucione të konsoliduara, janë të mendimit se ndryshimet po bëhen për përfitime partiake.

“Nuk duhet të ndryshohet për interesa të partive politikë, që bëjnë kalkulimet për të qëndruar në pushtet, apo për të ardhur në pushtet”, thotë Metaj.

“Të prapranueshme, proces i njëanshëm dhe cenon marrëveshjen e 5 qershorit”, shprehet Gogo.

Nëse palët nuk do të japin dakordësi për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve deri më 30 korrik, eksperti Gogo mendon se kjo mund të çojë në përsëritjen e precedentit të zgjedhjeve të 2019.

“Do të krijojë ngërç. Është një këmbanë alarmi. Përsërit precedentin e 30 qershorit”, shprehet Gogo.

Ndërsa Metaj shprehet për destabilitet politikë.

Hapja e listave parimisht mbështetet nga ekspertja Metaj por ajo thotë se ende kjo cështje nuk është e qartë për qytetarët.

Në një situatë kur palët nuk po bien dakord, ekspertët e cështjeve zgjedhore propozojnë edhe një drejt ndërmjtësmin e Komsionit të Venecias.

“Në mungesë të konsultimit, të shkohet për konsult në Komisionin e venecias”, thotë Gogo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re