Mbajtja e maskës anti-Covid duket se është vërtet një problem për Monika Kryemadhin.

Drejtuesja e LSI është paraqitur në qëndrën e votimit për të votuar për zgjedhjet partisë pa maskë.

Mirëpo një nga vëzhgueset e qëndrës së votimit, i ka sjell në vëmëndje kryetares së LSI se nuk mund të merrte pjesë në procesin e votimit pa vendosur maskën anti-Covid.

Kryemadhi i është “bindur” sygjerimit të vëzhgueses dhe teksa ka vendosur maskën ka votuar qetësisht për strukturat e reja të LSI përfshirë edhe postin e kryetarit për të cilin vetë Kryemadhi pret të rikonfirmohet për një mandate 4-vjecar.

Zonja Kryemadhi ka pasur një qëndrim krejt ndryshe në raport me pjesën tjetër të politikes në vendin tonë. Ajo shpesh e ka “injoruar” Covid-19 ndërsa gjatë gjithë kohës i ka zhvilluar takimet partiake pa u kujdesuar shumë për masat anti-Covid, grumbullime dhe maska.

Për këtë arsye është gjobitur dy herë nga policia e shtetit.

Por mesa duket tashmë edhe për shkak se bashkëshorti i saj Ilir Meta, President i vendit, ka apeluar fort për mbajtjen e maskës dhe rregullave të tjera anti-covid.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re