Kodi i telefonik +383 shtetëror i Kosovës po gjen mbështetje jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë tij.

Platforma e njohur e komunikimit Viber është shërbimi i radhës që në mesin e prefikseve të mbarë botës ka përfshirë së fundi edhe prefiksin e ri të Kosovës për ata që duan të regjistrohen në të. Viber numëron mbi 900 milion përdorues aktivë.

Lajmin e dha kryetari i ARKEP Kreshnik Gashi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ku shprehej:

Implementimi i kodit shtetëror të telefonisë +383 për Kosovën është duke ecur në drejtimin e duhur dhe do të përfundojë brenda afatit të paraparë. Tanimë thirrjet dhe mesazhet në drejtim të Kosovës mund të pranohen me +383 nga pothuajse e gjithë bota.

Kodi +383 tashmë po përdoret edhe nga aplikacionet e ndryshme për dërgimin e mesazheve verifikuese në drejtim të numrave tanë, një gjë e tillë po ndodhë edhe me Viber, aplikacionin mjaft popullor tek ne.

I miratuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit në Dhjetor të 2016-ës dhe i botuar në buletinin operacional të prefikseve të shteteve, kodi telefoni i Kosovës kaloi përmes një mori peripecish 2 vjeçare si rezultat i mosdakordësive mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në Tetor të 2016-ës, në një intervistë ekskluzive për , Kryetari i ARKEP, Kreshnik Gashi, shprehej: “Vlerësohet se që nga pas lufta deri më sot kostoja e mungesës së kodit telefonik u ka kushtuar rreth 220 milion Euro xhepave të qytetarëve.”

Ai ishte shprehur se implementimi i një kodi telefonik do të garantojë konkurrencë në nivel të shërbimeve mes operatorëve duke hapur rrugë për portabilitetin e numrave.

Historia e kodit telefonik të Kosovës fillon që në 2015-ën ku ishte vendosur atë kohë që prefiksi të hynte në fuqi më 1 Janar 2015. Më pas u shty në Gusht dhe u tha se 1 Janari i 2016-ës do të finalizonte këtë proces por nuk ndodhi.

Duhej ndërhyrja e Austrisë e cila do të aplikonte në emër të Kosovës për prefiksin +383 dhe dhënë fund peripecive disa vjeçare.

Për Radio Evropa e Lirë, z Gashi ishte shprehur se 2018-ta do të jetë viti kur kodet e huaja nuk do të kenë më vend në Kosovë. Ato pritet të shuhen deri në Qershor të 2018-ës. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re