Juventusi shfrytëzoi gabimet e kundërshtarit të tyre në garën për Ligën e Kampionëve, në javën e 31-të të Serie A.
Bardhezinjtë mposhtën Genoan 2-0 në shtëpi.
Të besuarit e Spallettit morën kontrollin pas vetëm katër minutash lojë, Bremer gjeti golin e avantazhit nga një goditje këndi, duke zhbllokuar rezultatin për shifrat 1-0.
Ligurianët u përpoqën të menaxhonin vrapimet e kundërshtarëve të tyre, por në minutën e 17-të e gjeten veten në disavantazhin e dy golave.
Cambiaso gjeti Conceicao i cili dha një pasim McKennie për të dërguar topin në rrjetë dhe fyfishuar epërsinë për Juventusin.
Amerikani gati shënoi golin e tretë brenda pjesës së parë, ndërkohë që Perin u detyrua të largohej në pjesën e parë.
Në fillim të së dytës, McKennie iu afrua përsëri shënimit të golit, ashtu si edhe David, i cili goditi shtyllën. De Rossi futi Baldanzi në vend të Messias dhe Kuqeblutë u rikthyen në lojë.
Në minutën e 74-të, një penallti u akordua për ta, por Martin u prit nga Di Gregorio, i cili erdhi nga stoli për të shpëtiar portën e Bardhezinjëve.
Juventusi fitoi 2-0 dhe u ngjit në kuotën e 57 pikëve, një pikë pas Comos së vendit të katërt dhe tre pikë përpara Romës, ndërkohë Genoa mbeti e bllokuar në 33 pikë.



