Dihet që qindra shqiptarë që jetojnë në Angli për shkak kushteve të vështira në Shqipëri detyrohen të punojnë në “shtëpi bari”. Disa me dëshirë e disa të kërcënuar, ata vendosin të punojnë duke marrë përsipër edhe rreziqet me të cilat mund të përballen. Kohëve të fundit janë shtuar shumë “shtëpitë e barit” dhe rivaliteti mes bandave është rritur edhe më tepër. Por sikur të mos mjaftonte kjo tani, të rinjë afrikanë dhe marokenë që qendrojnë në Angli në mënyrë ilegale po synojnë thyerjen e këtyre “shtëpive të barit” ku jetojnë e punojnë shumë shqiptarë.

Së fundmi një qytetar ka treguar se 15 afrikanë kanë thyer me forcë derën e një “shtëpie bari” në Southend, Londër dhe kanë tentuar të vjedhin. Por sipas qytetarit policia ka ardhur brenda 7 minutash dhe i ka arrestuar 15 afrikanët para se të vidhnin. Shqiptari u bën thirrje bashkëatdhetarëve të tij që të kenë kujdes nga raste të tilla pasi janë shtuar shumë kohët e fundit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re