Një sasi prej 200 gramësh eksploziv i fuqishëm C4 ka qenë i vendosur poshtë makinës së ish-futbollistit, aktualisht administrator i Vllaznisë, Suad Lici.

Ka qenë një fat që lënda plasëse nuk ka shpërthyer.

Sipas ekspertëve të xhenios të mbërritur në vendin e ngjarjes, fitili është fikur, dhe nuk ka mbërritur tek kapsolla që të kryhej dhe shpërthimi që do të dëmtonte mjaft rëndë makinën.

Ende nuk dihen autorët, ndërsa Lici tha gjatë paradites se nuk ka problem dhe shkak mund të jetë vetëm puna e tij si administratori i Vllaznisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re