“Hasmerine ja fala por jo ligjet e shtetit” kështu shprehen gjysherit e 5 vjecares në Kurjan të Roskovecit , për autorin e ngjarjes aksidentale të ndodhur me 30 qershor 2018.

Paraditen e 30 qershorit në vitin 2018 ndodh një aksident në Kurjan të Roskovecit ku humb jetën në nje aksident automobilistik një fëmije, vajza Afifela Metohu vetem 5 vjeç.

Edhe pse kanë kaluar tek 3 vite nga ngjarja gjyshërit vijojnë të kërkojne drejtësi për mbesën e tyre.

Nazmi Metohu gjyshi me lot në sy kërkon të vërtetën dhe të drejtën e mbesës pasi autori i ngjarjes Leonardo Abedinaj vendlindja në Kurjan por banues në Amerike nuk ka bërë sipas familjarëve as 3 ditë burg.

Familja e autorit ato vite erdhi në shtëpine e viktimës 5 vjeçare dhe e pranuan por tashmë manipulimin e dosjes nuk e falin. Mbi 18 ekspertë kanë shqyrtuar çështjen dhe përsëri vaji i mbeti vogelushes 5 vjeçare.

Gjyshërit Nazmi dhe Lumturi vijojnë të kërkojnë drejtësi deri në frymën e fundit. Prokuroria kërkoi mbylljen e dosjen mirëpo gjykata nuk e pranoi por kërkoj riekspertizën duke e çuar në Vlorë ku edhe Vlora kërkoj riekspertim te çështjes. Tashmë kjo dosja ka kaluar përsëri në gjykatë pasi kërkon riformulim të akuzës mbi këtë aksidentin.

Prokuroria Fier kërkon ta mbylle dosjen e ja kalon gjykatës së shkalles se dyte ne Vlorë, ndërsa gjykata Vlorë me kembenguljen e familjarëve te 5 vjecares veten një dite me parë ka lënë në fuqi vendimin e gjykates Fier që kjo dosja te rihapet përsëri në gjykaten Fier.

“Ju përshëndes nga zemra e shpirti për këtë vogëlushe ju median. Janë bërë 3 ekspertiza, të 18 ekspertët nuk kanë ndryshuar as pikë as presje të ekspertizës së parë, që do të thotë janë të korruptuar me në krye prokurorin e Fierit.

E thashë dje në Gjykatën e Vlorës besimi ynë është që të shkojë deri në fund, na është hequr një cipë e syrit për këtë.
Është aksident por të jepet drejtësi.

Prokuroria është munduar të mbyllë çështjen, ne jemi të kënaqur me Gjykatën e Shkallës. Personi që bëri aksidentin, aktualisht ka dalë I pafajshëm me detyrim paraqitjeje, është marrë një vendimj tjetër nga e njëjta gjykatëse, ai i ka lënë një garanci pasurore 5 milionë lekë dhe aktualisht është në Amerikë.

Unë nuk e kam falur ligjin e shtetit, shteti të bëjë punën e tij, ne falëm hasmërinë. Por jo drejtësinë e shtetit, deri në fund. I bëj apel drejtësisë shqiptare ta shikojnë dhe të mos mbyllin raste të tilla. Një foshnjë 5 vjecare, është gjynah”-u shpreh gjyshi vogëlushes.

Gjyshja Lumturie thotë se përballet me rrugën ku ka vdekur vogëlushja.

“E ëma nuk kalon kurrë aty që të shkojë te qendra shëndetësore, i bie përqark, i kujtohet skena.

Të më kishte vrarë mua ja kasha bërë hallall, e pashe makinën me shpejtësi marramendëse dhe ai e dinte këtë. Ditën që doli nga burgu ka pasur dasëm, nuk e vrau aspak ndërgjegjia dhe shkoi e piu duke kërcyer. Nuk ja fal gjakun e vajzës, e kam rritur vetë, mu mallua për babanë, I thoshte të atit kur do vish se ai do ishte në emigracion.

Ilir Balliu njëherë bëri ekspertizën e parë, është fajtor. Po kohët e fundit sikur po vjen në terezi drejtësia shqiptare, përshëndes gjyqësorin e fierit dhe atë të Vlorës“-tha ajo.

(E.D/faxweb.al)

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re