Një tjetër fëmijë i mitur është shpëtuar nga rrënojat në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.

Pasi kishte kaluar më shumë se 43 orë nën rrënoja, fatmirësisht ekipet e shpëtimit nxorrën nga rrënojat 3 vjeçarin Arif Kaan i cili kishte mbetur i bllokuar nën pllaka betoni dhe armaturë në Kahramanmaras në temperatura nën zero gradë.

 

Babai i tij, Ertugrul Kisi, shpërtheu në lot pasi pa që Arifi shpëtoi dhe u dërgua me shpejtësi në një ambulancë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re